
Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur më 8 maj si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane, duke bërë histori si amerikani i parë që merr fronin papnor.
Prevost ka zgjedhur emrin Leo XIV, duke u bërë papa i 267-të i Kishës Katolike.
Zgjedhja e tij erdhi pas një konklave dyditore në Vatikan, një nga më të shpejtat në kohët moderne. Tymi i bardhë nga Kapela Sistine sinjalizoi arritjen e një marrëveshjeje mes 133 kardinalëve, ndërsa mijëra besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit priten me padurim shpalljen e emrit të ri papnor.
I lindur në Çikago më 14 shtator 1955, Prevost ka një përvojë të gjatë dhe të pasur në shërbimin kishtar. Ai ka shërbyer si drejtor i Urdhrit të Augustinianëve, më pas si ipeshkëv në Chiclayo të Perusë dhe që nga viti 2023, ishte Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë – një nga pozitat më të larta në Vatikan.
Prevost njihet për përkushtimin e tij ndaj drejtësisë sociale, përfshirjes së grupeve të margjinalizuara dhe ndjekjen e linjës reformuese të Papa Françeskut.



