LajmeRajon

Pacolli ateroi me aeroplanin e tij në Vlorë, e quan ditë historike për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë!

Ish presidenti dhe biznesmeni Kosovar, Behgjet Pacolli ishte personi i parë që me aeroplanin  etij sot ateroi në aeroportin ndërkombëtarë të Vlorës ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministreja Balluku, shkruan Top24

Pacolli këtë ditë e vlerëson si një ditë historike për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Një ditë historike për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë!
Sot pata kënaqësinë dhe emocionin të jem dëshmitar i fluturimit të parë inaugurues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – një projekt që tashmë është bërë realitet falë përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme të kompanisë sonë, Mabetex.
Jam krenar që ky vizion u kthye në vepër konkrete, që do t’i japë një hov të ri zhvillimit ekonomik, turizmit dhe lidhjes së Shqipërisë me botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close