
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ka theksuar se nuk beson se është aq naiv Arben Taravari, me gjithë përvojën politike që ka, që të bëjë vetëvrasje politike dhe të përfundojë në krahët e BDI-së”, th ai në Sitel, përcjellë Top24
Nikollovski më tej shton se edhe në rast të largimit të Taravarit “Qeveria është shumë stabile, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë vitin e kaluar, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, kundërshtari ynë kryesor politik fitoi 18. Ka deputetë që mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së, këtu është koalicioni me partinë politike ZNAM. Pra, ne aktualisht, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kemi për momentin diku 66-67 deputetë, që është një shumicë komode dhe stabile”, shtoi Nikollovski.
Ajo që vërehet në deklaratën e Nikollovskit është se ai në përbërjen qeveritare kur flet për shumicë stabile nuk e llogarit edhe VLEN-in si pjesë të saj, pasi që Nikollovski taksativish potencon se së bashku me ZNAM kanë shumicë prej 66-67 deputetë. Kjo deklaratë e Nikollovskit ka ngjallur shqetësime se kjo qeveri është njëetnike, shkruan Top24



