LajmeMaqedoniTopLajm

Arestohen: Xhevat Selami, Bekim Neziri, Valon Saraçini, Shaban Saliu

Mediat në gjuhën maqedonase kanë raportuar se sot janë arestuar për rastin e diskotekës “Pulse” edhe disa ish ministra të ekonomisë ku mesin të cilëve janë Bekim Neziri, Valon Saraçini dhe Driton Kuçi nga radhët e BDI-së sidhe drejtori aktual i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga radhët e VLEN, Xhevat Selami. Në mesin e të arestuarve është edhe  ministri i tanishëm pa resor dhe ish drejtori i DMSH, Shaban Saliu shkruan 360 shkallë përcjellë Top24

Sipas të njejtave burime hetimet janë zgjeruar edhe për 23 të dyshuar nga të cilët deri më tani 19 janë arestuar ose po arestohen. Nga ta është konfirmuar se njëri nuk është brenda shtetit dhe bëhet fjalë për Driton Kuçin i cili aktualish është ambasador në Norvegji.

Sipas formës që prokuroria po udhëheq hetimin, dyshimet janë se Miistria e Ekonomisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim  por jo edhe udhëheqësia e Inspektoratit të Tregut, egziston lëshim nga vitit 2012 deri në momentin e zjarrit të kabaresë “Pulse” në Koçan.

Sipas burimeve, të gjithë ministrat nga viti 2012 dhe drejtorët e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim përfshirë edhe drejtorin aktuaë janë arestuar ndërsa ministri aktual Besar Durmishi nuk është i dyshuar,

Për djegien e kabaresë në Koçan ku jetën humbën 61 persona, prokuroria ka hapur hetime për gjithësej 27 persona fizik.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close