LajmeMaqedoniTopLajm

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën rreth 60 persona, kryesisht të rinj. Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov. Ai siguroi gjithashtu se kujtimin e viktimave do ta jenë në lutjet e tij.

“MMMM cafe DOOEL”, kompania së cilës i është lëshuar licenca për klubin “Pulse” në Koçan, ka një llogari të bllokuar.

Ky informacion është nga “Business Network”, softuer që merr informacione nga Regjistri Qendror.

Nga këtu shtrohet pyetja se si kjo kompani u ka shitur bileta, por edhe pije të pranishmëve në klubin ku ndodhi tragjedia e madhe.

Kompania është themeluar në vitin 2020. Siç ka raportuar edhe më herët TV21, kjo diskotekë nuk kishte licencë operimi, pra e fundit ishte lëshuar më 13 mars 2023 dhe ishte e vlefshme për një vit.

Mirëpo, në publik ka dalë edhe një licencë e re, e cila sipas burimeve të TV21 nga MPB-ja theksojnë se është falsifikim. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe ministri Pançe Toshkovski, i cili sot në një konferencë për media theksoi se ky klub nuk kishte licencë të vlefshme për operim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close