
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata tepër provokuese duke pretenduar se “grekët shkatërruan dhe dogjën Smirnën”.
Duke vënë në dukje se muaj gusht u mbyll me përvjetorin e një fitoreje të madhe që hapi rrugën për krijimin e Republikës së fundit shtetërore në Anadoll, Erdogan tha se ushtria nisi ofensivën e madhe më 26 gusht 1922, nën urdhrat e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut.
“Pesëmbëdhjetë ditë pas fillimit të “sulmit të madh”, në Smirnë valëviteshin flamujt turq, të cilët ishin shkatërruar dhe djegur nga armiku që po ikte. Dhe kështu e fituam luftën me betejat që bëmë 3.5 vjet kundër armikut, i cili me ambiciet e tij tradhtare dhe çizmet e tij të pista ndoti atdheun tonë të përhershëm, Anadoll”, është shprehur presidenti turk. Top24



