
Kryetari i komunës Vrapçishtit Isen Shabani uron nxënësit e klasave të para,duke ju uruar shëndet dhe shumë suksese,shkruan Top24.
Shabani potencoi se të gjitha shkollat në komunën e Vrapçishtit janë të pregatitura dhe pa asnjë shqetsim.
Isen Shabani : Nga nesër fillon viti i Ri shkollor, Një urim të veçantë për nxënësit e klasave të para, duke ju uruar shëndet dhe shumë suksese.
Urime dhe suksese për të gjithë nxënësit, punë të mbarë mësuesve, punëtorëve të palodhur, për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.
Të gjitha shkollat në Komunën e Vrapçishtit fillimi i vitit të Ri shkollor i gjenë të përgatitura dhe pa ndonjë shqetësim, gjë që na bënë të lumtur neve si udhëheqës, poashtu edhe nxënësit më motivues në mësime.
Patshi shëndet dhe suksese!



