LajmeRajon

Kadrijaj i përgjigjet deklaratës së Lajçakut: Konfrontimi ka përfunduar kur Kosova fitoi lirinë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili sot pas takimit me kryeministrit Kurti tha se: “Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim, dhe ne duam patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi”

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se, konfrontimi ka përfunduar që në momentin kur Kosova ka fituar lirinë.

“Konfrontimi ka përfunduar që shumë vite, kur Kosova e ka fitu lirinë. Kosova është që 15 vjet shtet, ku është njohur ndërkombëtarisht prej shumë vendeve dhe kemi aleatë të qëndrueshëm që na kanë përkrahur në të gjitha periudhat”, tha ajo.

Kadrijaj nuk e sheh deklaratën e Lajçakut si nxitëse të ndonjë konflikti, sepse sipas saj, Kosova është duke lobuar për rrugën e saj evropiane.

“Kjo deklaratë e Lajçakut nuk është nxitëse e asnjë konflikti, Kosova po lobon për të drejtën e vet ndërkombëtarisht, po lobon për rrugën evropiane sepse ne nuk kemi rrugë tjetër dhe as strategji tjetër”, tha Kadrijaj.

“Ne duhet t’i falënderojmë miqtë tanë për përkrahjen që na kanë bërë në vazhdimësi dhe përmes tyre do ta kalojmë edhe këtë sfidë që po kalon Kosova, pra përmbylljen e dialogut me njohje reciproke duke respektuar integritetin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shtoi Kadrijaj për GazetaBlic.

Related Articles

Back to top button
Close
Close