Teknologji
WhatsApp bëhet me opsionin “view once” për mesazhet, nuk mund të bëhet “screenshot”

WhatsApp aktualisht po zhvillon edhe një funksion tjetër të sigurisë, e bëhet fjalë për mesazhet.
Në nëntor të vitit 2020, WhatsApp futi në përdorim funksionin e domosdoshëm për privatësi të quajtur Dissappearing messages, përkatësisht mesazhet që zhduken i cili në fillim ishte i qasshëm vetëm në një opsion, përkatësisht pas 7 ditëve shlyheshin, por më vonë janë vënë opsione shtesë që mundësojnë zhdukjen e mesazheve pas 24 orëve.
WhatsApp tani po punon për një version ekstrem të “mesazheve që zhduken”, të cilat do të lexohen/shikohen vetëm një herë para se të zhduken si për personin që i merr ashtu edhe për atë që i dërgon.



