LajmeSport

‘Pas Stambollit, është gjithnjë Athina’/ Milani prezanton fanellën e dytë me Filippo Inzaghi

Puma dhe Milan prezantuan fanellën e dytë, atë që do të përdoret për ndeshjet në transfertë për sezonin 2026/27. Është fanella e bardhë klasike, e rasteve të mëdha. Një fanellë që mbart me vete mentalitetin fitues të klubit; qëndrueshmërinë e atyre që e kthejnë çdo rënie në pikën e nisjes për t’u rikthyer sërish te fitorja.

Ky vokacion është në gjendje që çdo pengesë ta kthejë në një pikë të re nisjeje një koncept që milanistët e përkthejnë në një frazë të vetme: ‘Pas Stambollit është gjithnjë Athina’. Janë këto fjalë që janë edhe në pjesën e pasme të fanellës, poshtë jakës që bashkon të gjithë ata që panë dritën në Athinë  pas errësirës së Stambollit dhe ata që marrin trashëgiminë aktualisht,

Ai që i dha fytyrë dhe zë fushatës është pikërisht Filippo Inzaghi, protagonist i finales së Ligës së Kampioneve të vitit 2007. Në karrierën e tij me fanellën kuqezi, sulmuesi italian mishëroi mentalitetin që Milani mbartte gjithnjë me vete; përgatitjen obsesive, urinë për fitore, aftësinë për të transformuar çdo humbje në një rinisje nga e para.

Çdo element e fanellës përforcon këtë mesazh. Detajet me ngjyrë të artë dhe kurora e dafinës që përqafon logon janë shenjë ë një historie suksesi që Milani dëshiron të vazhdojë ta shkruajë në fushë. Vendosmëria e atyre që nuk e njohin dorëzimin merr formën e një fraze të shkruar në gjuhën kontemporane greke  “Dýnami Psychís” – që është në pjesën e brendshme të jakës të versionit Authentic, ashtu siç është edhe feniksi, simbole këto të një rrugëtimi që nuk përfundon kurrë dhe përforcohet nga çdo mundësi e re.

Related Articles

Back to top button
Close
Close