LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska: Vizita e presidentes Drupadi është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me Indinë

Vizita e presidentes së Indisë, Drupadi Murmu, është një hap i rëndësishëm në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, shkroi në Fejsbuk, presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me homologen e saj të Indisë në villën Vodno.

“Me nderime të madha prita Drupadi Murmun, presidenten e parë të Republikës së Indisë e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Diskutuam për marrëdhëniet Maqedoni- Indi, me theks në mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital. Trashëgimia e përbashkët njerëzore e Shën Nënë Terezës, si dhe përvoja e Lëvizjes së të painkuadruarve, janë themele të forta për një epokë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, ka thënë presidentja Siljanovska Davkova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close