Teknologji
Mjeku turk shpik aplikacionin, thuhet se zbulon aneminë “sa hap e mbyll sytë”

Drejtori i mjekësisë urgjente dhe fatkeqësive në Universitetin Brown, Dr. Selim Suner ka zhvilluar një aplikacion mjekësor i cili, siç thuhet, mund të masë aneminë intraokulare në vetëm dy sekonda pa marrë mostra gjaku nga pacienti.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, me aplikacionin eMoglobin të mbështetur nga inteligjenca artificiale e Suner, niveli i anemisë në një pacient mund të matet menjëherë duke përdorur një fotografi katrore të marrë me një telefon celular.
Aplikacioni, i cili do të jetë i pari në botë, do të shpëtojë jetë në diagnostikimin e pacientëve të urgjencës hemorragjike, ku çdo sekondë është vendimtare.



