LajmeTeknologji

Facebooku nuk është në rregull

Përdoruesit e Facebook-ut në të gjithë botën aktualisht nuk kanë mundësi të hyjnë në rrjetin social dhe, sipas raportimeve, miliona profileve po u shfaqet një mesazh se llogaria e tyre është “përkohësisht e padisponueshme”

Sipas faqes së internetit Downdetector, një sistem i gjurmimit të ndërprerjeve të drejtpërdrejta, problemet filluan rreth orës 3:25 të mëngjesit sipas kohës lindore, me mijëra përdorues që raportuan probleme në Shtetet e Bashkuara.

Disa përdorues kanë raportuar gjithashtu probleme me aksesin në Instagram, i cili është gjithashtu në pronësi të kompanisë Meta.

Mesazhi që marrin përdoruesit e Facebook-ut është:

“Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi me faqen. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close