LajmeMaqedoniTopLajm

Vazhdon rritja në tregje, qytetarët: Çmimet ndryshojnë për çdo ditë

Në tregun e gjebërt të Bit Pazarit nuk kishte shumë njerëz e ata që vijnë, blejnë vetëm gjërat e domosdoshme.  Qytetarët e anketuar shprehen të pakënaqur me rritjen e cmimeve të produkteve bazë.

Ata  thonë se mezi ia dalin  mbanë. Ka edhe prej atyre që ankohen se ua kanë ndalur një mijë den prej ndihmës sociale dhe vështirë e kanë ta përballojnë muajin.

Rritje më e madhe vërehet tek produktet e mishit , te qumështi dhe te buka .

“Ka qytetarë që janë me penzione të ulta ,edhe ata që marrin më shumë edhe për ata është shtrejtë. Dje bleva diçka, sot ka hyp çmimi, nuk mund të kuptoj se ç’po bëhet me këto çmime. P.sh vaji është shumë shtrenjtë, edhe buka po”.

“Te të  gjitha produktet ka rritje të çmimeve e sidomos  produktet e qumshtit dhe të mishit janë rritur  më shumë kohëve të fundit, edhe buka është mjaftë shtrenjtë, p.sh qumështi më herët ishte 48 denarë, tash është 58 den”.

“Çmimet janë katastrofë kundër standardit që e kemi, të gjitha janë të larta e po rriten çdo ditë, por s’kemi ç’të bëjmë me këto penzione, buka më e shtrenjta në rrethinë është, në Ballkan është me e shtrenjta, gati është bërë 1 euro buka, ndërsa ai që i merr social 100 euro çka do të bën ai”.

“Çmimet janë të larta,  na kanë hequr 1 mijë den këtë muaj”.

“Specat dhe domatet vitin e kaluar ishin më lirë, tash janë më shtrenjtë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Related Articles

Back to top button
Close
Close