LajmeMaqedoniTopLajm

MASH: Nxënësit e SHMK “Gorçe Petrov” në Prilep vitin e ri shkollor do ta fillojnë në një shkollë tërësisht të rinovuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht investon në përmirësimin e kushteve në të cilat shkollohen nxënësit, si një nga parakushtet për arsim cilësor. Në Prilep, në SHMK”Gjorçe Petrov” po përfundojnë aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e objektit shkollor, me mjetet e MASH-it në vlerë prej 12,6 milionë denarë ose përafërsisht 200.000 euro. Shkolla e mesme e njohur për idetë e saj inovative, nuk është rinovuar që nga shekulli i kaluar, përkatësisht që nga ndërtimi i saj në vitin 1963.

rikonstruksioni ka përfshirë kullimin dhe lidhjen e kanalizimeve të stuhisë, rikonstruksionin e dyshemeve në të gjitha dhomat e objektit të shkollës me vendosjen e linoleumit, ndryshimin e ndriçimit dhe vendosjen e llambave LED, sanimi i mureve të brendshme nga lagështia dhe suvatimi, ndërrimi i pllakave të asbestit pjesë e çatisë me panele sanduiç dhe vendosja e mbulesës termoizoluese të fasadës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në dy vitet e fundit me buxhet dedikoi 1 miliard denarë , në nivel vjetor, për ndërtimin e shkollave, sallave sportive, për rindërtimin e objekteve ekzistuese etj, që është dyfish më shumë si në vitet e kaluara. Në bashkëpunim me pushtetin lokal, MASH krijon kushte për realizimin e mësiit të pandërprerë dhe cilësorë.

Arsimi është investimi më i madh në të ardhmen dhe zhvillimin e vendit, prandaj MASH vazhdon me investime kapitale, si dhe me avansimin e programeve mësimore dhe trajnimin e kuadrit mësimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close