LajmeMaqedoni

15-vjeçari nga Bashibosi pëson lëndime të rënda pasi përplaset me motoçikletë në një shkëmb

Një 15-vjeçar nga fshati Bashibos i Vallandovës ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku me motoçikletë.

Sipas informacioneve të NJPB Vallandovë, aksidenti ka ndodhur më 18.08.2026, rreth orës 23:50, në rrugën komunale nga kryqëzimi i fshatit Përsten në drejtim të fshatit Bashibos.

I mituri, duke drejtuar një motoçikletë „Peda“ me targa të Vallandovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shkëmb.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli.

Një ekip i NJPB Vallandovë ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close