
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri përmes një video postimi ka ndarë pamjet nga asfalltimi i tërësishëm i rrugës në fshatin Moranë të komunës së Studeniçanit e njohur si “Udha e Shkupit” investim ky nga ana Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, shkruan Top24
Vazhdojnë zhvillimet pozitive në infrastrukturë për asfaltimin e rrugës “Udha e Shkupit” në fshatin Maran komuna e Studeniçanit .
Puna në këtë projekt po avancon, ku me finalizimin e saj banorët do të përfitojnë një rrugë më të rregulluar, qarkullim më të lehtë për të gjithë dhe kushte shumë më të mira për lëvizjen e përditshme.
Ky është një hap tjetër drejt përmirësimeve të dukshme dhe projekteve konkrete që po sjellin ndryshim në çdo zonë.



