LajmeShendeti

14-vjeçari nga Etiopia shpik sapunin kundër kancerit të lëkurës

Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.

Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.

“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai. Por si e krijoi sapunin?

“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.

Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.

Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close