
Përveç kësaj, janë dëmtuar edhe disa objekte me rëndësi jetike, ndër to objektet e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompleksi “Vila Vodno”, Baza Policore e Aeroportit në Petrovec, objekti i “Nova Makedonija”, si dhe ndërtesat e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë Publike.
“Në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Veri, pasojat më të mëdha janë regjistruar në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ku për shkak të rrjedhjes së çatisë u ndërpre puna në daljen nga shteti për rreth një orë e gjysmë.
Në Qendrën Transitore Tabanoc janë regjistruar dëmtime në një pjesë të objekteve të përkohshme për akomodimin e migrantëve (çadra dhe objekte ndihmëse), si dhe pemë të rrëzuara, por pa dëme materiale”, njoftuan nga MPB.
Ndërkohë, sot nga Qendra Sportive “Boris Trajkovski” bënë të ditur se pishina ka pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e stuhisë.



