BotaLajme

SHBA-ja ka filluar vendosjen e avionëve luftarakë në bazat e Greqisë

Pretendohet se avionë të shumtë luftarakë të SHBA-së janë vendosur në bazën Souda në Greqi dhe në aeroportin ushtarak Elefsina në afërsi të Athinës, transmeton Anadolu.

Siç raporton “CNN Greece”, pas fillimit të konfliktit Izrael-Palestinë, SHBA-ja e cila synon të jetë në gatishmëri kundër çdo mundësie, ka kërkuar të përdorë infrastrukturën e Forcave të Armatosura të Greqisë për të vendosur avionët ushtarakë në “distancën e sigurisë”.

Në fotografitë që “CNN Greece” ka siguruar nga baza Souda në Kretë, vërehen 7 avionë të SHBA-së për furnizim karburanti në ajër, 10 avionë transportues C-130, një avion KC-135 për furnizim karburanti në ajër, një nëndetëse Boeing P-8 Poseidon dhe avionë luftarakë anti-sipërfaqe.

Në lajm pretendohet se avionët amerikanë filluan të mbërrijnë në aeroportin ushtarak Elefsina gjatë fundjavës, të cilin SHBA-ja ka kërkuar ta përdorë për vendosjen e avionëve të saj të mëdhenj ushtarakë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close