LajmeRajon

Zyrtarja amerikane u takua me Ramën, këto ishin temat e diskutimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Rama përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

”Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, ka shkruar Rama.

Karen Donfried ka qëndruar edhe në Kosovë për vizitë katër ditë më parë, teksa ka zhvilluar takime me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeminstrin, Albin Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close