Sport

Zyrtare: Everton transferon fantazistin kolumbian nga Reali i Madridit

  • Kishte javë që punohej dhe më në fund është mbyllur me sukses transferimi i fantazistit kolumbian James Rodriguez nga Reali i Madridit te anglezët e Everton.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare, ku theksohet se James ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, ndërsa Everton ka ruajtur të drejtën e zgjatjes edhe me një vit tjetër të bashkëpunimit.

Për kartonin e fantazistit 29-vjeçar, Evertoni pagoi plot 22.4 milionë euro, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e trajnerit italian Carlo Ancelotti, i cili e ka stërvitur James edhe te Reali i Madridit në sezonin 2014-2015.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh, me histori si Evertoni dhe mbi të gjitha nën urdhrat e një trajneri të mirënjohur, që më njeh mjaft mirë edhe mua. Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar edhe më shumë dhe për të arritur objektiva të mëdha”, u shpreh James në fjalët e para si futbollist i Everton.

Related Articles

Back to top button
Close
Close