LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr në pesë lokacione në Raec, Jançev: Situata është jashtëzakonisht serioze

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, vonë gjatë mbrëmjes përmes rrjeteve sociale bëri apel se aktualisht zjarri në zonën e fshatit Raec është aktiv në pesë lokacione të ndryshme dhe situata është jashtëzakonisht serioze.

“Shërbimet kompetente, zjarrfikësit dhe të gjitha ekipet e angazhuara po bëjnë përpjekje maksimale për lokalizimin e zjarrit. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të mos lëvizin drejt zonës së prekur, të mos pengojnë punën e shërbimeve dhe të respektojnë rreptësisht udhëzimet e tyre”, ka porositur Jançev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close