LajmeMaqedoniTopLajm

Mot sot në Maqedoninë e Veriut i nxehtë, me vranësira të vogla lokale

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla lokale. Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga verilindja, ndërsa në pjesët lindore nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 19, ndërsa temperatura maksimale nga 33 deri në 39 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i nxehtë dhe me erë. Temperatura minimale do të zbresë deri 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.

Vala e të nxehtit nga jugu do të vazhdojë deri në fund të javës, kur temperaturat ditore kudo do të jenë mbi 33 gradë, ndërsa në disa vende do të kalojnë 40 gradë. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close