
Konvikti i nxënësve në Gostivar sivjet ka ndryshim rrënjësor sa i takon infrastrukturës për akomodim dhe edukim të nxënësve dhe është gati për të pritur nxënësit e rinj. Kjo u tha nga zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arafat Shabani, i cili ka parë nga afër investimet e bëra së fundmi në këtë institucion. Ai u prit nga drejtoresha Lindihana Sallai – Sulejmani, e cila theksoi se deri më tani pjesa e vajzave është rinovuar tërësisht dhe paralajmëroi investime të tjera tek pjesa e meshkujve.

Zv.ministri Shabani theksoi se konvikti i Gostivarit duhet të merret shembull se si menaxhohet për nga puna dhe investimet e realizuara, duke nënvizura se MASH periudhën e fundit në 18 konviktet e vendit ka investuar rreth 50 milion denarë.

Drejtoresha Sallai – Sulejmani kërkoi nga zv.ministri Shabani mbështetje edhe për rregullimin e fasadës dhe oborrit të konviktit, për çka njeriu i dytë i MASH premtoi se do të ketë ndihmë edhe në këtë drejtim.





