LajmeRajon

Zorana Mihajloviç: Pranimi i Radoiçiç rreth Banjskës përpjekje për mbrojtje të regjimit dhe Vuçiqit

Ish ministrja Zorana Mihajloviç ka thënë se “aktualisht në Serbi nuk mund të bëhet as lehtë as shpejtë nëse nuk është në vullnet të regjimit, posaçërisht krijimi i organizatës politike që nuk mbështet këtë regjim, pranimi i Radoiçiç se ishte në Banjskë është vetëm përpjekje për të mbrojtur regjimin edhe Vuçiçin”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Mihajloviç në pyetjen nëse Vuçiç ishte në dijeni dhe ka mbështetur grupin në Banjskë, theksoi se asgjë nuk mund të ndodhë mos të dijë Vuçiç. “Nuk duhet të jeni afër për të kuptuar dhe konkluduar se nuk është e mundur të mos ketë ditur. Atë që ne dimë e di gjithë bota, por për të ruajtur postin dhe pushtetin duhet heq dorë edhe nga Vulin edhe Radoiçiç edhe secili qoftë” tha ajo.

Pranimi i Radoiçiç se ishte atje për përgatitje logjistike, është përpjekje me ruajt Vuçiçin e regjimin “Nuk mund të blihet autoblinda edhe armatimi 5 milionë në ‘Maxi’, mos të flas për poetikën, kur në jug të Ibrit popullësia serbe mezi mbijeton e këtej kreu i Listës Serbe jeton në villa në liqen si Blejk Karington” tha Mihajloviç.

Ajo nënvizoi se në vitin 2013 në Kosovë jetonin 145.000  serb tash janë në  90.000 “me gjasë pas këtij rasti do jenë akoma më pak, sepse përballen jo vetëm me terrorin e Kurtit por edhe Listës Serbe” tha Mihajloviç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close