LajmeMaqedoniTopLajm

Zoran Zaev i përgjigjet Afrim Gashit

Kryeministri Zoran Zaev është pyetur në lidhje me statusin e publikuar nga kreu i Alternativës, Afrim Gashi, i cili, duke komentuar takimin e të hënës në mes të liderit të opozitës maqedonase Hristian Mickoski dhe kryeministrit Zaev, shtroi pyetjen se a ka hequr dorë Zaev nga thirrja për një shoqëri për të gjithë.

Zaev ka thënë se Gashi është mik i tij dhe se dëshiron që ta sheh deklaratën e tij.

“ Dua ta shoh deklaratën sepse ai është bashkëluftëtari im për një shoqëri për të gjithë, për qytetarë të barabartë, për të drejta dhe obligime të ngjashme. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Unë vetëm mund të them se pa dallim se kush gjendet në pozitë ose opozitë, të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe në këtë mënyrë e dyfishojmë ose trefishojmë suksesin në shtet. Për këtë e pranova edhe takimin ftesën e  kryetarit të partisë më të madhe në opozitë, Hristijan Mickoskit”, ka deklaruar Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Ai ka treguar edhe temat që pritetn të diskutohen në takimin me Mickoskin.

“Do të flasim për të gjitha procedurat e bllokuara, që dje dhanë sinjal se mund t’i zgjidhim, siç ishte pranimi i menjëhershëm i kryetarit të Kuvendit dhe i shumicës parlamentare, propozimi i opozitës, që të vendoset prioritet votimi i nevojës i ligjeve që nënkuptojnë ndihmë dhe mbështetje për popullatën. Për projektet ekonomik. Më vjen mirë që me siguri të hënën të njoftojmë se është gjetur zgjidhjes mes dy subjekteve më të mëdha për kodin zgjedhor, vendosja e gjurmëve të gishtërinjve, besoj se Kuvendi do ta vendos së shpejti në rend dite, që ta zgjidhim atë çështje. Pra kemi shumë tema për të diskutuar”, shtoi më tej Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close