
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në rrugën Ferizaj-Shkup.
Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, kamionët dhe automjete të tjera kanë ngecur në rrugë si pasojë e vërshimeve gjatë natës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, moti i ligë ka përfshirë edhe komunat e tjera të Kosovës.



