LajmeTeknologji

“Zoom” mundëson thirrje pa limit për festat e fundvitit

Platforma e video konferencave Zoom ka njoftuar se përkohësisht nuk do të ketë kufizim prej 40 minutash në bisedat virtuale gjatë sezonit të festave.

Muajin e kaluar, Zoom njoftoi se do të heq kufizimin kohor në thirrje për t’u dhënë familjeve mundësinë që t’i festojnë festat e fundvitit dhe praktikisht më shumë kohë për të qëndruar të lidhur me njëri tjetrin.

“COVID-19 ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe festojmë në vitin 2020, dhe si gjithçka tjetër këtë vit, sezoni i festave nuk duket i njëjtë. Në shenjë vlerësimi për përdoruesit tanë gjatë një kohe të jashtëzakonshme, ne po heqim kufirin prej 40 minutash në llogaritë falas të Zoom për të gjitha takimet në të gjithë botën për disa raste të ardhshme speciale,” u tha nga platforma e madhe e video thirrjeve në një njoftim për media.

Related Articles

Back to top button
Close
Close