
Katër projektligje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, standardin studentor dhe veprimtarinë shkencore-kërkimore do të shqyrtohen sot nga deputetët në seancën e 116-të të Kuvendit.
Në rendin e ditës është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin studentor, i cili do të shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Deputetët do të diskutojnë gjithashtu edhe Projektligjin për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë, i cili ndodhet në lexim të parë.
Në seancë do të shqyrtohen edhe Projektligji për veprimtarinë shkencore-kërkimore, si dhe Projektligji për arsimin e lartë, i cili po ashtu është në rend dite në lexim të parë.



