LajmeTeknologji

Rrotullo iPhone dhe do të zbulosh një…

Shumë përdorues të telefonave “iPhone” e përdorin atë në funksionin “Portrait Lock” (kyçje e ekranit) e kur bëhet fjalë për llogaritje matematikore askush nuk mendon të rrotulloj telefonin.

Ndoshta disa prej jush e dinë që prej vitit 2008 në prezantimin e iOS 2 Apple ofron një makinë llogaritëse shkencore, mjafton vetëm të rrotulloni ekranin e telefonit tuaj.

Kjo ju mundëson të gjitha funksionet matematikore që mund t’ju kenë munguar si rrënja katrore, funksionet trigonometrike, logaritmet, ngritja në fuqi e numrave etj.

Ky funksion “i fshehtë” i makinës llogaritëse të Apple është i instaluar paraprakisht në telefonin tuaj në aplikacionin “Calculator”./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close