
Pas raportimeve dhe shqetësimeve të ngritura për përhapjen me shpejtësi të zjarrit në Malin e Thatë dhe mungesën e ndërhyrjes nga ajri gjatë orëve të mbrëmjes, ka reaguar Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali.
Në një deklaratë ekskluzive për portalin tonë, z. Ali sqaroi arsyet se pse helikopterët apo aeroplanët e shuarjes së zjarrit nuk mund të veprojnë në kushte errësire, si dhe konfirmoi hapat që do të ndërmerren me agimin e ditës së nesërme.
” Natën nuk bëhet ndërhyrje nga ajri për shkaqe sigurie. Në mëngjes do të ketë ndërhyrje nga ajri,” deklaroi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.
Autoritetet po ndjekin situatën nga afër në terren, ndërsa përgatitjet për operacionin e shuarjes së zjarrit nga ajri do të nisin që në orët e para të mëngjesit.



