LajmeMaqedoni

Zjarri djeg 2 mijë m2 hapësirë në Leshkë të Tetovës

Një zjarr preku rreth 2000 metra katrorë në varrezat ortodokse në Leshkë të Tetovës sot pas orës 12. Askush nuk u lëndua nga zjarri, njoftoi policia e Tetovës.

Një sipërfaqe prej rreth 2000 metra katrorë me bar të thatë, shkurre dhe mbeturina u kaplua ga zjarri. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Tetovës, zjarri u vendos nën kontroll dhe u lokalizua, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Policia e Tetovës u bën thirrje qytetarëve për vigjilencë më të madhe dhe shpërthim të zjarreve duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe motin e nxehtë. Në fillim të korrikut, kishte një zjarr të ngjashëm në vend me bar të thatë në fshatin Volkovijë në afërsi të Leshkës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close