LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarre të shumta shpërthejnë në rajonin e Kumanovës (VIDEO)

Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me njoftim për zjarrin afër rafinerisë, te zona industriale Bunarxhik dhe në rajonin e Kumanovës, transmeton TV21.

“Për shkak të erës që ka përfshirë rajonin e Komunës së Kumanovës dhe Qytetit të Shkupit, në disa lokacione janë shkaktuar zjarre si pasojë e shkëndijave nga kabllot elektrike.
Në Komunën e Kumanovës dhe Komunën e Staro Nagoriçanit janë raportuar zjarre në fshatrat: Ramanli, Agino Sello, Tabanoc, Shupnji Kamen, Mlado Nagoriçane dhe Strnovcë.
Në rajonin e Shkupit janë raportuar zjarre mes Zonës Industriale Bunarçik dhe Rafinerisë Okta”, thonë nga QMK-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close