LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarre aktive në tre lokacione në Maqedoni, QMK: Zjarrfikësit në terren

Në territorin e Maqedonisë sot deri në orën 19:00 u regjistruan gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë ende aktive, ndërsa shtatë të tjerat janë lokalizuar dhe shuar plotësisht.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në Komunën e Zhelinës, pranë fshatit Leshnicë e Epërme, ka një zjarr aktiv ku zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe pyll të përzier.

Zjarri i dytë aktiv është në zonën e Komunës së Vallandovës, pranë fshatit Udovë përgjatë lumit Vardar, ku digjet bimësi e ulët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close