LajmeMaqedoniTopLajm

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, 25 kandidatura të pavarura

25 kandidatura të pavarura për kryetarë komune dhe 57 lista për këshilltarë do të garojnë në zgjedhjet lokale tw tetorit. Dje skadoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme. Këtë e kumtuan nga KSHZ, prej ku thonë se edhe përkundër kësaj, puna ende nuk ka përfunduar. Kandidaturat në mënyrë shtesë duhet të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore që të vlerësohen nëse janë valide.

“Për kandidatura të pavarura për kryetar komune, 25 kandidatë kanë arritur të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, ndërsa sa i përket grupeve që dëshirojnë të dorëzojnë lista të kandidatëve për këshilltarë komune, gjithsej 57 grupe kanë arritur të mbledhin nënshkrime. Komisioni komunal zgjedhor më pas i vlerëson të gjithë dokumentacionet dhe sjell vendim adekuat në lidhje me to, mund të konfirmojë listat, t’i kthej për korrigjim ose t’i shfuqizojë listat nëse mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen”, tha Admir Shabani – zëdhënës i KSHZ-së.

Në të njëjtën kohë ende po pritet të arrijnë të ashtuquajturit fingerprint dërgesa e të cilëve është vonuar. Është paralajmëruar se dërgesa e parë prej 200 aparate do të arrijë këto ditë. Ato do të përdoren për trajnim të komisioneve zgjedhore ndërsa PR agjenci e posaçme do të përgatit video-spote se si qytetarët do të votojnë me aparatet për lexim të gjurmëve të gishtave. Zëdhënësi Shabani thotë se në periudhën e ardhshme do të bëhet transferimi i të dhënave nga MPB në KSHZ.

“Në vazhdimësi po realizohen takime me institucionet relevante, në këtë rast me MPB. Në fakt aparatet janë offline dhe nuk ka asnjëfarë lidhje, por vetëm bëhet mbushja e bazave të çdo aparati me të dhënat adekuate për vendvotimin ku do të përdoret aparati. Bëhet fjalë për bazë e cila paraprakisht është përgatitur, të dhëna të ndara paraprakisht në përputhje me personat që janë pjesë e një vendvotimi të caktuar, si në shembullin e fotografive të votuesve që u përfshinë në listën zgjedhore”, u shpreh zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Shabani informoi se deri më tani mbi 9 mijë qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore në zyrat dhe departamentet rajonale. Theksoi se votuesit mund të kontrollojnë të dhënat përmes ueb faqes së KSHZ, ndërsa nëse ka parregullsi mund të parashtrojnë kërkesë për ndryshim ose plotësim të të dhënave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close