RajonTopLajm

Zgjedhjet 2021, voton kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi: Sot është dita e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votën. Në qendrën e votimit tek liceu artistik “Jordan Misja”, Ruçi ka shkuar pak pas orës 08:00.

Kreu i Kuvendit pas votimit ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se sot është dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve.

“Sot nuk është dita e ne politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Sot do të fitojë qytetaria ne politikanët duhet të heshtim dhe të shohim verdiktin që do të japë sovrani shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

Kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë proces duhet të ndëshkohet. Ajo që unë do të këshilloja që fituesi të mos ketë eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik“, u shpreh Ruçi.

Më herët ka votuar dhe Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close