
Zëvendësministri i kulturës, Daim Luçi po qëndron në një vizitë në BH, ku po mer pjesë në shumë aktivitete të ndryshme që po organizohen në BH në shenjë përkujtimi për viktimat e luftës dhe gjenocidit serb mbi boshnjakët shkruan TOP24.
Luçi gjatë ditës ishte shoqëruar nga kryetari i presidencës së Bosnje Hercegovinës Shefik Xhaferiviç dhe kryetarit të SDA, Bakir Izetbegoviç me të cilët përuruan pllakën përkujtimore të masakrës makabre të vitit 1993 ushtruar ndaj boshnjakëve në fshati Ahmiqi të komunës Vezir në Bosnje Hercegovinë.
Më pas Luçi pati mundësinë që tu drejtohet të pranishmëve në akademinë e organizuar në përkujtim të kësaj masakre “Fatkeqësisht, kriminelët i morrën me forcë ato jetë të rinjsh dhe ua ndalën fatin. Dhe jo vetëm atje. Kriminelët ushtruan të keqen jo vetëm në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Prandaj, është detyra jonë të kujtojmë, përmendim dhe përcjellim të vërtetën tek brezat e rinj, në mënyrë që askujt të mos i ndodhë më asgjë e tillë.” tha zëvendësministri Luçi para të pranishmëve, përcjellë TOP24.



