
Kryetari i komunës së Bogovinës, Bensik Emshiu ka vizituar një nga fshatrat e komunës që drejton ku banorëve u ka premtuar regullimin e dy rrugicave në këtë fshat, shkruan TOP24.
Ndryshe Emshiu nga fillimi i mandatit është kritikuar disa herë nga disa vendbanime për qasje selektive e duke kulmuar me vendbanimin Pirok të cilët përmes profilit të fshatit të tyre rreaguan publikisht ndaj kryetarit të komunës.
Ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave në shumë komuna rurale, madje edhe në komunën e Bogovinës më herët ka qenë si praktikë investimi me bashkëfinancim duke mbuluar një pjesë të kostos vetë banorët e lagjeve ku po bëhej investimi.
Mbetet të shihet nëse kjo praktikë do të vazhdojë edhe më tej.



