LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendëskryeministri Grubi takon kryetarin e gjykatës Kushtetuse Sali Murati

Zëvendëskryemnistri i parë i RMV z.Artan Grubi, sot ka takuar kryetarin e gjykatës Kushtetuse z.Sali Murati.
Në një atmosferë miqësore, sot me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Sali Murati zhvillova një takim pune në të cilin u bisedua rreth pozicioneve kushtetuese të Gjykatës që ai udhëheq, kompetencat e saj, por edhe sfidat me të cilat përballet Kushtetuesja në realizimin e tyre, ka shkruar Grubi në profilin e tij në FB.
Në një atmosferë miqësore, sot me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese z. Sali Murati zhvillova një takim pune në të cilin u bisedua rreth pozicioneve kushtetuese të Gjykatës që ai udhëheq, kompetencat e saj, por edhe sfidat me të cilat përballet Kushtetuesja në realizimin e tyre.
Bashkë diskutuam edhe rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat si dhe respektimit të këtij procesi të garantuar me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkë u dakorduan se Gjykata Kushtetuese është ruajtëse e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vend. Kjo gjykatë siguron funksionalitetin e institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe garanton mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të garantuara me Kushtetutë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close