LajmeMaqedoniTopLajm

Zënka, skandale dhe incidente, edhe 2023-shi me atmosferë të nxehtë në Kuvend

Puna e Kuvendit u pengua me polarizim politik që shtyu miratimin e shumë ligjeve. Kështu thuhet në vërejtjen kryesore të Komisionit Europian, i cili sugjeroi se është e nevojshme që rekomandimet nga dialogu “Zhan Mone” të zbatohen pa vonesë. Megjithatë, në këtë Raport kishte fjalor diplomatik për punën e Kuvendit, sepse atmosfera mes deputetëve nuk është aq e këndshme. Aktorët kryesorë të zënkave ishin kryeparlamentari, Talat Xhaferi dhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski. Që në fillim të vitit bllokada e Kuvendit e “nxehu” atmosferën.

“Nëse bllokada e Parlamentit do të thotë shpëtim kombëtar, këtë do ta vlerësojnë qytetarët që na sollën këtu dhe do ta vlerësojnë qytetarët, shtëpia e të cilëve është kjo. Kjo nuk është as shtëpia ime, e as shtëpia juaj, por shtëpia e qytetarëve. Nëse mendoni kështu, vazhdoni të bllokoni kështu në mënyrë aktive.”- thotë Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

“Ne do të përfshihemi këtu në mënyrë aktive dhe nuk do të lejojmë që krime të përmasave të këtilla të mëdha që do të duhet t’i hetojë Prokuroria të kalojnë në “derë të vogël”. Opozita do të jetë e pranishme dhe do të keni bllokadë aktive.”- thotë Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Por, ajo që ishte mjaft skandaloze ishte rasti kur në opinionin publik rrodhi incizimi në të cilin dëgjohet se si kryetari i Kuvendit, Xhaferi, u drejtohet me ton të lartë shërbimeve parlamentare dhe i ofendon.

-Të gjithë nga shërbimi, konkretisht nga seancat, menjëherë te unë. Të gjithë që ulen atje pas, të gjithë. Ju që jeni me rrogë dhe po ia luani nënën këtu.. Hajde ik. Largohu. Ik atje. Ik. Heshtje. Ik….

Pas kësaj, opozita kërkoi interpelancë ndaj Xhaferit, e cila deri më sot nuk erdhi në rend dite për debat. Në sqarimin për një kërkesë të këtillë, përveç këtij skandali, përmendet edhe fakti që kryetari i Kuvendit ua ka mbyllur derën e sallës. Dhe që të mos jetë vetëm Xhaferi, skandal “shpërtheu” edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili gjuajti me shishe.

E rivalët e vjetër – Xhaferi dhe Micevski vazhduan serinë e zënkave të ashpra. Micevski e quajti kryeparlamentarin njeri pa edukatë.

“Ulu në vendin tënd, do të marrësh fjalë prej atje.
Mos e tepro tani.
Shko në vendin tënd dhe prej atje do të kërkosh fjalë. Pse po bërtet? Shko ulu në vendin tënd dhe mos bërtit. Çka, i kam tejkaluar të gjitha kufijtë?
Shko ulu në vendin tënd. Uluni në vendin tuaj. Nikolla Micevski, ulu në vendin tënd dhe prej atje do të kërkosh fjalë. Derisa je jashtë vendit tënd çfarëdo që të kërkosh nuk do të marrësh. Ti nuk je ushtar, ti je deputet. Largohu prej meje. Largohu prej meje. Nuk të kam thirrur. Ulu në vendin tënd, sepse atje ke mikrofon.”- thotë Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

“Është turp këtë që po bën, nuk jemi në shtëpinë tënde. Mbi 40 deputetë rrinë në këtë anë, nuk mund të sillesh kështu. Dhe nuk është puna jote nëse janë ulur në vend ose rrinë në këmbë. Në emër të këtyre 40 deputetëve, ata kanë koordinator. Ti nuk je këtu që të më thuash mua – mblidhe shumicën tënde…
-Mos ma drejto gishtin… “-Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

-Nuk po ta drejtoj gishtin ty. Hajde tash, mos më trego përralla mua. Sillesh këtu, të mos them ndonjë fjalë ofenduese, sillesh si një njeri pa edukatë në foltore. Ty të drejtohem. Ty të drejtohem.

Megjithatë në fund të vitit, Xhaferi në urimin e tij për Vitin e Ri, tha se duhet të punohet në drejtim të bashkimit të shoqërisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close