LajmeMaqedoniTopLajm

Investimet kapitale mbesin kryefjala e Qeverisë edhe këtë vit, thotë zv,kryeministri Grubi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se në vitin 2022 janë realizuar 89% e buxhetit që ishte paraparë për investime kapitale.

Nëpërmes një video-njoftimi në rrjetet sociale zv.kryeministri i parë, Artan Grubi thotë se nga gjithësej 523 milionë eurot e parapara, janë realizuar 465 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

2022 ishte një nga vitet me realizim më të lartë të investimeve kapitale deri më tani.

Janë realizuar 465 milionë euro investime nga gjithësej 523 milionë euro të planifikuara ose realizim prej 89% të buxhetit.

Edhe pse një vit i vështirë, treguesit ekonomik janë me kahje pozitive dhe tregojnë qartë se vendi po ecën përpara vetëm me punë dhe vizion të qartë.

Të fokusuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe me rritje më të madhe ekonomike do të vazhdojmë edhe këtë vit me të njejtin ritëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close