LajmeRajon

Zemaj: Qeveria Kurti nuk po menaxhon me pandeminë, nëse do të ishte specialist do ta punësoja Vitinë kur kishim nevojë për mjek

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Kurti, reciprocitetin me targa ndaj automjeteve nga Serbia dhe se ku do të jetë LDK pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Deputeti Zemaj ka kritikuar Kurtin e Vitinë duke thënë se ata nuk kanë  menaxhuar me pandeminë.

Madje ai tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po i ik përgjegjësisë dhe nuk po flet për kaosin që po ndodh në sektorin e tij edhe me gjithë rritjen e numrit të rasteve të infektuar me COVID-19 dhe personave që kanë vdekur së fundi nga ky virus.

“Mos-përgjegjësia, keq-menaxhimi, apo mos-menaxhimi i tërësishëm pothuajse është hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë dhe janë marrë me situata tjera”, tha Zemaj në “Përballje”.

Zemaj ka potencuar se në kohën kur rriteshin rastet pozitive me COVID-19, ministri Vitia ka liruar masat antiCOVID duke mos përshtatur ato me nevojat e shoqërisë si vaksinimi dhe parandalimi.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

 

“Jo që ka keq-menaxhuar, por nuk ka menaxhuar fare, dhe tregues i kësaj janë masat, ku nga 7 deri më 12 gusht ka pas rritje të infeksionit, ku me 12 gusht janë bërë lirimi i masave, ku kemi fatkeqësisht një numër të madh të vdjekeve”, tha Zemaj.

Ai u shpreh se vet ministri Vitia e kishte kritikuar për punësimin e punonjësve shëndetësor shtesë, por që dy muaj më vonë e bëri të njëjtën thirrje vet.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/383170306670438/

“I vetmi ministri i Shëndetësisë, nën petkun e të ashtuquajturit mjek më ka akuzuar që i kam shti në punë më tepër se 1 mijë e 500 mjek, dy muaj apo tre mbrapa ka dal me thirrje e konkurs enorm, amon a ka mjek e infermier akoma për të menaxhuar në procesin e pandemisë”, tha Zemaj në intervistë.

Ish-ministri Zemaj u shpreh se kjo deklaratë është kontradiktore, e siç tha ai nëse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të ishte specialist ai do ta punësonte kur nëpër spitale kishte nevojë për mjek.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

 

“Kjo është kontradikta, këtu nuk është gjë e vullnetit, me më vjen mirë për këtë, unë edhe dy mijë punonjës shëndetësor me i pas unë i kisha punësu, unë kam mendu që është specialist i papunë, edhe këtë e kisha punësu, por nuk e kish pas kry specializimin se 161 i patëm punësu në mandatin tim”, tha Zemaj.

Sa i përket raportimit në Komisionin për Shëndetësi, Zemaj kritikoi ministrin Vitia që ishte paraqitur vetëm për raportim dhe nuk sqaroi asgjë në lidhje me rritjen  rasteve e nuk mori përgjegjësi për vdekjet e shumta nga COVID-19 kohëve të fundit.

“Ministri sot u paraqit i vetëm, me arsyetimin që nuk më keni kërkuar të kem me vete edhe përfaqësues të IKSHPK-së e SHSKUK-në”, tha Zemaj gjatë intervistës për Telegrafin.

Ndryshe, Zemaj tutje foli edhe për vendimin për reciprocitet në targa me Serbinë dhe zgjedhjet lokale 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close