
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të mirëpresë sot në Shtëpinë e Bardhë Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës.
Është takimi i tretë i madh i javës i Trumpit, pasi tashmë ka pritur presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.
Trump dhe Zelensky do të diskutojnë – dhe potencialisht do të nënshkruajnë – një marrëveshje që do t’i jepte ShBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës.
Takimi i tyre vjen një javë pasi Zelensky tha se Trumpi “po jetonte në një hapësirë dezinformimi” të krijuar nga Rusia dhe presidenti amerikan akuzoi homologun e tij ukrainas si “diktator”.
Në një konferencë shtypi dje, Trump u duk se kundërshtoi komentin, duke thënë: “A e thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e thashë”.



