BotaLajme

Zelensky dhe Stoltenberg diskutojnë për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku diskutuan për mbështetjen ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike për Kievin.

“Telefonatë të këndshme zhvillova me presidentin Zelensky ku biseduam për prioritetet e mbështetjes ushtarake. Është shumë e rëndësishme që NATO dhe aleatët e saj të ofrojnë edhe më shumë asistencë ushtarake për Ukrainën”, ka shkruar Stoltenberg në Tëitter, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zyra e presidentit ukrainas ka lëshuar një komunikatë për media, me të cilën njofton edhe opinionin për atë që është diskutuar me Stoltenbergun

“Presidenti i Ukrainës ka informuar Jens Stoltenbergun për situatën dhe fushëbetejën dhe nevojën, që Ukraina shpejt duhet pranuar më shumë armë të rënda nga vendet që janë anëtare të NATO-s, me qëllim që të ndalen me sukses sulmet ruse dhe të vazhdohet me kundërsulme”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Dyshja gjithashtu kanë diskutuar për eksportimin e drithërave nga Ukraina, përmes portit të Odessas nëpër Detin e Zi.

Në anën tjetër deri më tani nuk raportohet për shkelje të marrëveshjes nga asnjëra palë, sa i përket dërgesave të drithërave që ishte arritur në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close