
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mbajti fjalim në hapjen solemne të
Shkollës Verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase,
e cila për të 59-tën herë po mbahet në Ohër.
„Arsimi dhe shkenca janë themelet e forta mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e çdo gjuhe dhe
kulture. Në këtë drejtim, po rritet edhe kujdesi institucional për gjuhën maqedonase,
veprojmë për forcimin e këtyre themeleve. Me plan- programin mësimor për arsimin fillor,
nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë e mësojnë gjuhën maqedonase 180 orë
mësimore në vit, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë gjuhën maqedonase e kanë
katër ditë në javë, njësoj si në arsimin e mesëm- gjimnaz . Sigurojmë tekste shkollore
bashkëkohore për gjuhën maqedonase dhe inkurajojmë nxënësit të krijojnë në gjuhën
maqedonase”, theksoi Janevska.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet projekte kërkimore-shkencore që lidhen me
gjuhën maqedonase, përmes instituteve shkencore, për të cilat, me çdo buxhet të radhës,
ndahen gjithnjë e më shumë mjete financiare.
“E inkurajojmë interesimin për studimin e gjuhës dhe letërsisë maqedonase në nivel
akademik dhe ndajmë bursa për inkurajimin e regjistrimit në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë
të programeve të studimit për gjuhën maqedonase”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar
se nga viti në vit rritet numri i katedrave në universitetet e huaja ku zhvillohen kurse për
gjuhën dhe kulturën maqedonase.
„ Në prill të këtij viti rinovuam lektoratin më të vjetër në qytetin italian të Napolit, ndërsa më
parë angazhuam lektorë edhe në Kroaci, Kinë, Rumani, Poloni, Shqipëri dhe Sllovaki”,
theksoi Janevska.
Gjuha maqedonase, përmes trashëgimisë shpirtërore, tashmë është pjesë e pandashme e
thesarit kulturor botëror. Kjo nuk mund të fshihet, por mund të pasurohet”, potencoi
ministrja.
Pjesëmarrësit e seminarit që vijnë nga vende të ndryshme kanë qëllim të përbashkët, të
thellojnë njohuritë në fushën e maqedonistikës dhe të njihen me gjuhën maqedonase përmes
historisë, kulturës dhe hulumtimeve shkencore. Kur gjuha praktikohet në komunikim të
gjallë, krijohen miqësi dhe forcohet komuniteti i dashamirësve të gjuhës maqedonase, atëherë
bukuria e fjalës maqedonase mund të afirmohet denjësisht edhe përtej kufijve të Maqedonisë.
Ministrja theksoi se gjuha maqedonase është pjesë e trashëgimisë botërore të qytetërimit,
ndërsa detyrimi ynë është ta ruajmë dhe të sigurojmë që brezat e ardhshëm jo vetëm ta flasin,
por edhe ta mësojnëme dashuri dhe përkushtim.
„Gjuha maqedonase do të mbetet e gjallë përmes njerëzve që e flasin, përmes institucioneve
ku hulumtohet, përmes veprave kulturore që përhapen përtej kufijve dhe përmes këtij
seminari, i cili e forcon dukshmërinë e saj ndërkombëtare”, shtoi Janevska.







