LajmeSport

Zejnullai nga Skocia: Jemi të përgatitur, edhe pse kushtet e motit janë krejtësisht ndryshe nga ato në Maqedoni

Ekipi i Shkëndijës nga Tetova pak më parë u vendos në bazën e tij në Skoci, ku nesër, duke filluar nga ora 21:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikimeve për Confrence League kundër Hibernianit.

Kapiteni Arbin Zejnullai, pas mbërritjes, theksoi se është shumë e rëndësishme që skuadra udhëtoi me fluturim çarter direkt deri në destinacionin përfundimtar dhe se kushtet atmosferike në Skoci nuk do të ndikojnë shumë te ekipi, edhe pse janë krejtësisht të kundërta me ato që mbizotërojnë aktualisht në Maqedoni.

“Mbërritëm në Skoci dhe është pozitive që udhëtuam me fluturim çarter.

Është mirë që një klub si Shkëndija na mundësoi të udhëtojmë drejtpërdrejt deri në destinacion.

Tani presim stërvitjen e parë. Pamë se kushtet e motit nuk janë si në Maqedoni, por jemi të përgatitur.

Shkëndija gjithmonë hyn në ndeshje për rezultat pozitiv dhe tani na pret sfida e parë me Hibernianin. Duhet të jemi të kujdesshëm, por gjithmonë luajmë për rezultat pozitiv.

Djemtë janë gati, të gjithë jemi gati dhe, me ndihmën e Zotit, në fund të arrijmë objektivin që e dëshirojmë të gjithë.

Mendoj se ndeshja e parë nuk do të vendosë asgjë; gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Megjithatë, ne jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e parë në Skoci dhe te realizimi i planeve tona”, deklaroi Zejnullai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close