
Real Madridi është vetëm një hap larg finalizimit të transferimit të Yan Diomande nga RB Leipzig, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshje pothuajse të plotë dhe mbeten vetëm procedurat e fundit formale.
Sipas raportimit ekskluziv të Sky Sport Germany, “Los Blancos” do të paguajnë 125 milionë euro si shumë fikse për kartonin e sulmuesit.
Marrëveshja përfshin edhe bonuse të ndryshme, me vlerën totale që pritet të arrijë në 135 milionë euro, ndërsa nëse plotësohen të gjitha bonuset më të vështira, shuma e transferimit mund të shkojë deri në 140 milionë euro.
Nga ky operacion do të përfitojë edhe Leganés, i cili, sipas marrëveshjes së mëparshme, do të marrë rreth 5 për qind të fitimit nga transferimi.
Tashmë mbeten vetëm formalitetet e fundit para se marrëveshja të nënshkruhet zyrtarisht, duke i hapur rrugën një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.



