LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev, Vuçiq dhe Rama nesër do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi në luftën me Kovid-19

Maqedonia e Veriut, Sebia dhe Shqipëria nesër do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në luftën kundër Kovid-19, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nesër ai me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të marrin pjesë në një video lidhje konference për Shengenin e Vogël.

Përveç Vuçiqit, në takim do të marrin pjesë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

“Me këtë rast, do të nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Kovid-19 dhe marrëveshje ndërshtetërore midis Serbisë dhe Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, kumtuan nga Kabineti i Vuçiqit.

Vuçiqi pas video takimit të mbajtur më 30 tetor me kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama tha se është e rëndësishme që të jenë marrë disa vendime të rëndësishme, të cilat do të zbatohen jo më vonë se 10 nëntor.

Ai shtoi se ministrat e shëndetësisë në ditët në vijim do të formulojnë marrëveshje se si të ndihmojnë njëri-tjetrin, të jenë në gjendje të pranojnë pacientë nga Shkupi dhe Tirana, të jenë në gjendje të marrin qytetarë serbë që janë në territorin e tyre, si të rregullojnë shpenzimet.

Vuçiqi tha se në samit është biseduar për përforcimin e bashkëpunimit politik.

Shtoi se është arritur marrëveshje në tre pika, mes tjerash edhe vonesa nëpër kufij të zvogëlohet sa është e mundur më tepër.

Sipas tij, është biseduar edhe për lejet e punës, pastaj për gjendjen e jashtëzakonshme, gjegjësisht ndihmimin e mes vete kur të paraqiten fatkeqësi natyrore dhe punë më të shpejtë të doganave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close