LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Opozita të ndalojë përhapjen e frikës, panikut dhe gënjeshtrave

“Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi të përbashkët, të madhe për t’iu kundërvënë keqinformimit dhe për të parandaluar dëmin e shkaktuar nga lajmet e rreme. Kjo është arsyeja pse një nga përparësitë tona në “Akcija21 – Standardet Evropiane në shtëpi” është “Ndalo dezinformimin”, shkruan kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale.

Fatkeqësisht, një pjesë serioze e ambientit të informacionit të rremë janë deklaratat politike të partisë më të madhe të opozitës, të cilat mohohen gjithnjë e më shumë nga shtetet dhe qeveritë e BE-së dhe bota demokratike. Një sjellje e tillë e opozitës dhe çdo burim tjetër i keqinformimit është e dëmshme për qytetarët maqedonas dhe e rrezikshme për shtetin. Prandaj u bëj thirrje dezinformuesve që të marrin përgjegjësi para njerëzve të tyre dhe të ndalojnë përhapjen e frikës, panikut dhe gënjeshtrave!”, shkruan Zaev.

Si shoqëri, ne duhet të krijojmë mekanizma për të mbrojtur nga pandemia e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, veçanërisht në këto muaj kur po përhapen të pavërteta në lidhje me vaksinat dhe pandeminë COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close